Postuar më: 07/10/2019

Stop Informaliteti, 587 subjekte janë konstatuar me shkelje, apel për respektimin e ligjit

Plani Operacional Stop Informalitetit vijon zbatimin e tij nga strukturat e Administratës Tatimore.

Gjatë një inspektimi, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj.Delina Ibrahimaj tha se Plani Operacional do të vijojë me strukturat e  Monitorimit në Terren, si edhe kontrollin nga zyra për të vlerësuar ndryshimet në vetëdeklarime

Sipas të dhënave të raportuara nga Administrata Tatimore, gjatë muajit shtator, strukturat e Monitorimit në Terren kanë kryer 1,905 kontrolle, nga të cilat janë konstatuar 574 shkelje të legjislacionit tatimor.

  • 110 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë).

Për gjithë periudhën 4 korrik – 30 shtator janë:

  • 587 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), nga të cilët 336 janë subjekte nga sektori i bar- restoranteve. Zona bregdetare shënon edhe numrin më të lartë të rasteve të konstatuara me shkelje.

Më konkretisht : Durrësi – 77 subjekte; Vlora 46; Saranda 40 dhe Tirana me 44 raste.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve tha se  vetëdeklarimi korrekt dhe përmbushja e e detyrimeve ligjore nuk duhet të burojë nga presioni, por ndërgjegjësimi se kjo është rruga e vetme. Ajo ju bëri thirrje të gjitha subjekteve të respektojnë dhe të përmbushin vullnetarisht detyrimet që lindin nga legjislacioni në fuqi.