Postuar më: 19/03/2014

Qeveria miraton marrëveshjen e shmangies së tatimit të dyfishtë Shqipëri-Kosovë

Në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë unë kam kënaqësinë të njoftoj Vendimin e Këshillit të Ministrave për miratimin e Marrëveshjes së Përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me shmangien e tatimit të dyfishtë  mbi të ardhurat dhe kapitalin, si dhe parandalimin e evazionit fiskal mes të dy vendeve. Është  një marrëveshje në dobi të biznesit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë.

Për të gjithë ata biznesmenë që zhvillojnë aktivitetin e biznesit si në Kosovë dhe në Shqipëri rritet besimi, rritet siguria për shmangien e tatimit  në të dy vendet. Pra, kjo marrëveshje lejon tatim vetëm në njërin nga vendet për bizneset që zhvillojnë aktivitet në të dy vendet. Natyrisht që, edhe kjo marrëveshje vjen në kuadrin  e mbledhjes së përbashkët që qeveritë tona patën në Prizren.

Në këtë mënyrë ne realizojmë hap pas hapi zotimet që kemi marrë për popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar në Shqipëri, lidhur me integrimin e ekonomisë dhe integrimin e biznesit të Shqipërisë dhe Kosovës, në dobi reciproke për të dyja palët.

Të rejat e fundit