Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj tetë personave, 6 prej të cilëve zyrtarë të administratës tatimore të kryeqytetit dhe dy administratorë privatë, të akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, duke shkaktuar një dëm shtetit prej rreth 6 milionë euro.
Gjatë hetimit të zhvilluar nga Njësia Task-Force e Prokurorisë Tiranë, në bashkëpunim me administratën tatimore, u arrit të siguroheshin prova se dy administratorët, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës kanë përfituar në mënyrë të padrejtë vlerën e rimbursimit të TVSH-së (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar) për disa kompani, të cilat ekzistonin vetëm fiktivisht dhe nuk kishin zhvilluar asnjëlloj aktiviteti.
Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Tiranë i akuzon për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”, të parashikuar nga nenet 135, 186/2, 287 dhe 25 te Kodit Penal, tetë personat, të cilët, në kohën e kryerjes së veprave penale, ishin në funksionet:
1. Ismail Muça- Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve (DRT) Tiranë
2. Afërdita Hysa- Drejtore e Kontrollit, D.R.Tatime, Tiranë
3. Laurent Vata – Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit, D.R.Tatime, Tiranë
4. Edmond Osmani – Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
5. Gramoz Milushi – Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
6. Kujtim Metalia – Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
7. Mirjan Beneja – Administrator i kompanive private
8. Gjergj Tupe – Administrator i kompanive private
Kompanitë fiktive të dy administratorëve dhe shumat e përfituara nga rimbursimi i TVSH-së mënyrë të paligjshme nga ana e zyrtarëve të D.R.Tatime, Tiranë:
SUBJEKTI | RIMBURSIM I PALIGJSHEM | DATA E RIMBURSIMIT | |
1 | “Lumturia” | 43.648.000 lekë të reja | 22.09.2013 |
2 | “F & M” | 58.050.700 lekë të reja | 30.08.2013 |
3 | “Sheng- Da Ana” | 40.000.000 lekë të reja | 28.06.2013 |
4 | “Ventura” | 42.000.000 lekë të reja | 18.07. 2013 |
5 | “Nam Kwong” | 41.630.000 lekë të reja | 21.08.2013 |
6 | “Hong De” | 41.888.500 lekë të reja | 30.08.2013 |
7 | “Tai Ping Jang” | 59.998.500 lekë të reja | 16.10.2013 |
8 | “Asterix 03” | 40.909.700 lekë të reja | 19.07.2013 |
9 | “BE-NI-SA” | 40.598.500 lekë të reja | 18.07.2013 |
10 | “Tong Da Horizont” | 30.168.500 lekë të reja | 22.08.2013 |
11 | “Tirana HQ Imp- Exp” | 62.392.357 lekë të reja | 04.10.2013 |
12 | “Arlindi Trade” | 42.498.5000 lekë të reja | 01.07.2013 |
13 | 4 + M” | 25.930.848 lekë të reja | 26.02.2013 |
** Zyra e shtypit të Prokurorisë
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.