Postuar më: 28/12/2020

“P.A.S.T.4FUTURE”, Kadia: Masa lehtësuese në nivelin e politikave fiskale

(‘

‘)

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të projektit “P.A.S.T.4FUTURE” zhvillon në datat 28-30 dhjetor konferencën për “Promovimin e Turizmit të Aksesueshëm dhe të Qëndrueshëm për të Ardhmen”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, i cili vlerësoi projektin si të rëndësishëm në fushën e turizmit, sidomos në këtë vit të vështirë.

“Ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë, jo vetëm për implementimin e projektit “P.A.S.T.4 FUTURE”, që është një projekt shumë i rëndësishëm, por në tërësi për turizmin, duke qenë se turizmi ka potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik. Jemi duke diskutuar me operatorë të ndryshëm turistik dhe po mendojmë sesi do të jenë hapat e mëtejshme në të ardhmen, sa i takon masave lehtësuese në nivelin e politikave fiskale”, theksoi Kadia.

 

“P.A.S.T.4FUTURE” është një projekt, i cili është zbatuar nga gjashtë partnerët: Ministria e Financave dhe Ekonomisë; ESCOOP (Itali); Molise Verso il 2000 (Itali); Komuna e Gravinës (Itali); Bashkia e Malësisë së Madhe (Shqipëri) dhe Bashkia e Tuzit (Mal i Zi). Projekti është financuar nga Programi i Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Itali – Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020.

 

P.A.S.T.4FUTURE synon të promovojë dhe forcojë ofertën e Turizmit të Aksesueshëm dhe të Qëndrueshëm përtej zonës ndërkufitare në një nivel evropian dhe ndërkombëtar, përmes zbatimit dhe diversifikimit të produkteve / shërbimeve turistike në zonat e synuara.