Ndryshimet në projektligjin e TVSH, janë prezantuar sot nga ministri i Financave, z.Shkëlqim Cani, i shoqëruar nga drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, znj.Brisida Shehaj, në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.
Ligji ishte i vitit 1995, pra administrata tatimore dhe biznesi operonin me një kuadër ligjor të hartuar para 20 viteve, në kushtet kur tregu dhe ekonomia kishin evoluar, ndërsa interpretimi dhe zbatimi në praktikë po krijonte gjithnjë e më shumë terren për abuzime dhe klimë frenuese për investitorët.
“Ligji është bërë nga e para, pra ka ndryshuar i gjithi. Është hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Financave Publike të Francës. Gjithashtu është punuar dhe janë konsultuar gjerësisht me Direktivat e Bashkimit Evropian.
Me biznesin është diskutuar gjatë, pasi edhe kuadri është teknik. Ndaj për këtë ‘produkt’ që po prezantojmë sot, kemi marrë nga shoqatat e biznesit vlerësime pozitive.
Të mos harroj pa theksuar së jemi konsultuar ngushtë edhe me strukturat e posaçme të Fondit Monetar”, u shpreh në fillim të fjalës, ministri Cani.
Prezantimi me pika i projektligjit
Qëllimi
Ligji i ri synon që me përcaktimet e tij, të ofrojë një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës, qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, siguri si për biznesin vendas edhe për investitorët e huaj, me rregulla të mirë përcaktuara, të cilat sigurojnë:
Ky projekt ligj synon të sigurojë një sistem taksimi që:
Ligji ekzistues ka gjithsej: 7 kapituj dhe 56 nen Ligji i Ri ka gjithsej: 12 kapituj, 31 seksione, 4 nën seksione dhe 160 nene |
Ligji i ri:
• Përkufizon dhe trajton në mënyrë të detajuar dhe të pasuruar konceptet mbi furnizimin e mallrave dhe shërbimeve mbi të cilat zbatohet TVSH-ja, duke shmangur konfuzionin dhe paqartësitë;
• Vlera e tatueshme përcaktohet sipas “vlerës së tregut” si për mallrat edhe për shërbimet, ndërsa aktualisht çdo mall duhet të shitet “sikur qëllimi të ishte fitimi”;
• Shmang keqkuptimet dhe paqartësitë lidhur me furnizimin e një aseti mjaft të rëndësishëm, siç është pasuria e patrupëzuar, duke e përkufizuar atë si një furnizim shërbimi;
• Trajton jo si objekt i aplikimit të TVSH-së mallrat e dhuruara deri në një vlerë maksimale, e cila do të përcaktohet me një akt nënligjor, përfshirë dhe kur ato dhurohen për qëllime të nxitjes së biznesit, ndryshe nga sa trajtohet aktualisht, ku çdo mall i dhuruar, pavarësisht vlerës së tij, tatohet me TVSH.
• Redukton kostot e biznesit për fushatat e publicitetit dhe promocionit, pasi me këtë projektligj nuk kufizohet e drejta për të zbritur TVSH e paguar në blerje nga biznesi për artikujt promocionalë dhe publicitarë të nevojshëm për të nxitur dhe zhvilluar biznesin, ndryshe nga kufizimet e ligjit aktual.
• Ligji i ri jep përcaktime mjaft të qarta dhe të munguara aktualisht, lidhur me vendin e furnizimit të shërbimit, koncept ky shumë i rëndësishëm për TVSH-në.
• Është shprehur qartë në ligj fakti që një organizatë jofitimprurëse nuk konsiderohet person i tatueshëm për pagesa të përfituara nga kuotizacionet, nëse kanë të tilla, ose fonde, grante, donacione të përfituara për qëllime të veprimtarisë jofitimprurëse të organizatës në përputhje me ligjin “Për Organizatat Jo-fitimprurëse”, përveç kur kjo organizatë përfiton pagesa si rezultat i veprimtarisë ekonomike.
Përjashtimet nga TVSH në këtë projekt-ligj janë konceptuar si:
– janë përdorur për një veprimtari të përjashtuar dhe, për këtë qëllim, nuk e kanë kredituar TVSH-në që kanë paguar më parë;
– ato mallra për të cilat TVSH nuk është e lejuar të kreditohet për shkak të kufizimeve ligjore.
Me ligjin ekzistues për këto mallra, për të cilat TVSH është paguar njëherë dhe nuk është kredituar, paguhet sërish kur këto mallra shiten.
►Shërbimet ndërkombëtare në ligjin aktual trajtohen si të përjashtuara pa të drejtë kreditimi të TVSH;
►Në ligjin e ri, rregullimi i kreditimit, nëse ndryshon përdorimi i aktivit, shtrihet:
►Për mallrat kapitale të luajtshme, përgjatë 5 vitesh;
►Për mallrat kapitale të paluajtshme, përgjatë 10 vitesh
Në ligjin ekzistues ky afat ka qenë 5 vjet për çdo lloj aktivi.
Në dispozitat kalimtare të ligjit të ri sqarohet që rregulli i ri do të aplikohet për aktivet që u lind kjo e drejtë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri.
Risi të tjera të projektligjit:
• Nuk do të konsiderohen furnizim në kuptim të këtij ligji dhe nuk do të cenohet kreditimi i TVSH-së për daljet jashtë përdorimit të mallrave apo aktiveve.
• Nuk do të kërkohet përfaqësues tatimor në Shqipëri për personat jorezident, jo vetëm në rastin kur kanë regjistruar degë në Shqipëri, por edhe nëse shërbimi është përfituar nga një person i regjistruar në Shqipëri.
• Parashikohet mundësia e njohjes së kreditimit të TVSH-së, kur tatimpaguesit kalojnë nga subjekte pa TVSH në subjekte me TVSH, dhe anasjelltas, duke pasur parasysh kriteret për mos diskriminimin edhe privilegjimin e pamerituar.
Regjimet e veçanta:
• Regjimi i ndërmarrjeve të vogla. Në këtë seksion trajtohen rregullimet për qëllime të TVSH-së, si p.sh. cili konsiderohet qarkullim, etj, për biznesin e vogël që nuk është i regjistruar për TVSH-në, si dhe kushtet për të kaluar nga regjimi normal, pra me TVSH 20%, në regjimin e ndërmarrjeve të vogla pa TVSH në bazë të qarkullimit vjetor (pragut të regjistrimit të TVSH-së).
• Regjimi i veçantë i kompensimit të prodhuesve bujqësor, për të cilët norma e kompensimit nga 6 % është bërë 20 % .
• Përcaktohen për herë të parë skemat e reja të aplikimit të TVSH-së mbi marzhin, për regjimin e mallrave të përdorura, agjentëve të udhëtimit dhe ankandeve.
• Regjimi i veçantë mbi arin për investim. Përjashtohet nga TVSH furnizimi dhe importimi i arit për investim, përfshirë arin për investim të përfaqësuar nga certifikata ari, etj.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.