Më datë 14 mars, Ministri i Financave, z.Shkëlqim Cani priti në zyrën e tij, homologun kosovar, z.Besim Beqaj, në kuadër të takimeve të zhvilluara më herët mes dy ministrave dhe grupeve teknike në Prishtinë.
Thelbi i diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, identifikimi i barrierave tregtare dhe sheshimin e problemeve.
Në mënyrë të veçantë, z.Cani dhe z.Beqaj diskutuan për heqjen e tatimit të dyfishtë dhe TVSH-në e librit. Në parim të dyja vendet, me grupet teknike të ministrive kanë rënë dakord. Tashmë pritet miratimi i marrëveshjeve në qeveri, për t’ia kaluar për aprovim final kuvendit.
Të tjera çështje me rëndësi të diskutuara ishin:
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.