Postuar më: 30/12/2020

MFE: Masat që duhen të marrin bizneset për procedurën e lëshimit të faturave elektronike

Ministria e Financave dhe Ekonomisë informon të gjithë tatimpaguesit se duhet të marrin masat e duhura me qëllim që të përmbushin detyrimet Ligjore, referuar Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Që nga data 1 Janar 2021, faturat që do të lëshohen për Organet Publike Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Ndërsa, për faturat që do të lëshohen ndërmjet tatimpaguesve, këto fatura duhet që të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave duke filluar nga data 1 Korrik 2021.

Për të lëshuar Faturë Elektronike kërkohet që tatimpaguesit të përmbushin kërkesat si më poshtë:

Akses në Internet në vendin e lëshimit të faturave elektronike
Pajisja me Certifikatë Elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
Shërbimi: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691

Aksesimi i Platformës Qendrore të Faturave duke përdorur kredencialet tuaja të aksesit nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care
Plotësimi i të dhënave për procesin e fiskalizimit sipas nënpikave:
Përcaktimin e ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Përcaktimin e pronësisë së ambientit dhe sipërfaqes për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave
Përcaktimin e aktiviteteve të biznesit referuar kodeve NACE Rev. 2
Përcaktimin e orëve të punës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Përcaktimin e koordinatave në hartë për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Shtimin e kontakteve për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Shtimin e operatorit/ëve që do të lëshojë faturë elektronike
Ngarkimin e Certifikatës Elektronike me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike
Me plotësimin e kërkesave të cituara më lart, ju tashmë mund të lëshoni fatura elektronike nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave për Organet Publike Shtetërore.

Për më shumë, mund t’i referoni edhe faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi

 

Procedura e leshimit te fatures elektronike