Postuar më: 02/10/2014

Mblidhet Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave

Me datë 1.10.2014 nën drejtimin e Kryeministrit, zotit Edi Rama, u mblodh Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave.

Komiteti mori në shqyrtim raportimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) mbi efikasitetin e sistemit parandalues dhe zbatimit të legjislacionit penal kundër pastrimit të parave në vend dhe adresoi domosdoshmërinë:

a. E përfshirjes të Autoriteteve Mbikëqyrëse nëpërmjet kontrollit ndaj subjekteve raportuese dhe raportimeve të drejpërdrejta në DPPPP për dyshime që hasen në fushën e veprimtarisë së tyre dhe,

b. e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në shkëmbim informacioni, analiza dhe hetim të rasteve, në funksion të garantimit të suksesit në rritje.

Duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe tendencat e fundit radikaliste që janë hasur, një theks i veçantë ju vu intensifikimit të masave kundër financimit të terrorizmit duke vlerësuar maksimalisht edhe indicien më të vogël!

Në këtë mbledhje u miratua edhe Rregullorja “Për funksionimin e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave”

Të rejat e fundit