Informacion i Përgjithshëm

INFORMACION

 

Ky dokument përmban listën e pagesave ditore të Thesarit dërguar për ekzekutim në Bankën e Shqipërisë. Mbas këtij veprimi preket Llogaria e Unifikuar e Thesarit: “Depozitë e Qeverisë” në Bankën e Shqipërisë përmes së cilës mbi bazën e instruksioneve që përfshihen në formatin elektronik pagesa kalon përfundimisht në llogarinë e secilit përfitues në bankat e nivelit të dytë. Në këtë kuptim ky proces nuk është i menjëhershëm, kështu që secili përfitues që e sheh emrin në këtë listë mund të presë një deri në dy ditë derisa pagesa të bëhet efektive në llogaritë e  tyre në bankat e nivelit të dytë.

 

Ky dokument përmban:

Emri i TDO – përfaqëson emrin e degës së thesarit e cila ka regjistruar në sistemin  e thesarit kërkesën për pagesë

Numri i Faturës– përmban: numrin e dokumentit të institucionit buxhetor, kodin e institucionit buxhetor dhe vitin korrent

Përshkrimi i Faturës: përmban qëllimin e pagesës si dhe referenca të dokumenteve justifikues që shoqërojnë kërkesën për pagesë (p.sh. Numrin e faturës së furnitorit, numrin e kontratës, etj).

Emri i Institucionit – është emri i institucionit buxhetor (njësia e qeverisjes së përgjithshme), i cili ka paraqitur kërkesën për pagesë në degën e thesarit.

Furnitori – është emri i përfituesit të pagesës buxhetore dhe që është i njëjtë me atë të regjistruar në sistemin tatimor

Shuma – është vlera e pagesës në Lekë

Data e Regjistrimit – është data në të cilën është paraqitur nga njësia e qeverisjes së përgjithshme “urdhër shpenzimi” pranë degës përkatëse të thesarit e cila nga ana e saj e ka regjistruar brenda ditës në sistemin elektronik të thesarit.

 

 

PËRPARËSITË E PAGESAVE SIPAS UDHËZIM Nr.2, Datë  06. 02. 2012, “PËR PROCEDURAT STANDARDE TË ZBATIMIT TË BUXHETIT” PIKA 139

 

139.     Në raste përjashtimore, në kushtet e një parashikimi financiar ditor me mungesë likuiditeti në llogarinë e unifikuar të thesarit, prioriteti i radhës së pagesave për transaksionet e shpenzimeve të njësive të qeverisjes së përgjithshme, përcaktohet në rend shterues si më poshtë:

a.     Pagesat për shërbimin  e borxhit;

b.     Pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor (blerje oksigjen, gjak, ushqim, etj);

c.     Pagat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore;

d.     Transferuat në Institucionin e Sigurimeve Shoqërore për pagesat e pensioneve;

e.     Ndihma ekonomike / pagesë papunësie;

f.      Pagesat për ujin dhe energjinë elektrike;

g.     Pagesat në valute nga llogaria ë unifikuar në lekë e Thesarit në Bankë të  Shqipërisë;

h.     Pagesat e tjera nga fondet publike, duke zbatuar parimin e regjistrimit kronologjik hyrje e parë-dalje e parë.

 

Ministri i Financave, në rastet kur me Vendim të Këshillit të Ministrave parashikohet ndryshe, ose në raste emergjencash, mund të urdhërojë pagesa jashtë radhës së mësipërme.