Postuar më: 03/10/2019

Denaj paraqet projektligjet për projektin “Shtrati i Lumit Lana – Zhvillim Urban”, 2.4 milionë euro grant dhe 8 milionë euro kredi nga BEI

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, paraqiti para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dy projektligje, të cilat lidhen me zhvillimin urban të kryeqytetit. Nëpërmjet këtyre projekligjeve synohet ratifikimi i marrëveshjes së grantit dhe të kredisë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i Lumit Lana – Zhvillim Urban”, i cili do të realizohet përmes Bashkisë së Tiranës deri më shkurt 2022.

Ministrja Denaj informoi se financimi përfshin një vlerë prej 8 milion EUR kredi dhe 2.4 mln EUR grant, ndërsa plotësimet buxhetore me qëllim implementimin e projektit do të mbulohen nga shpenzimet buxhetore të Bashkisë Tiranë.

“Mbi të gjitha ky investim do të sjellë tërheqjen e investitorëve në këtë zona, për zhvillim të bizneseve, hapje të vendeve të reja të punës dhe qarkullimin e kapitalit. Investitorët lokal në të njëjtën kohë, do të kenë mundësi që me një infrastrukturë të përmirësuar të rrisin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre”, theksoi Ministrja Denaj.

Financimi për këtë projekt do të sjellë impakt në vazhdimin e Bulevardit Gjergj Fishta dhe Bajram Curri dhe rehabilitimin e Lumit të Lanës nga Ura Teknologjike deri tek Kryqëzimi me Rrugën Teodor Keko, në një sipërfaqe të shtrirë në 110 ha.  Po ashtu, projekti do të krijojë një shtrat me regjim hidraulik efiçent për të eliminuar problematikën e përmbytjeve në këtë zonë, do të zgjatojë bulevardet paralele me lumin me të gjithë infrastrukturën e nevojshme si sinjalistikën, 2 ura mbi shtratin e ri të lumit, disiplinimin e ujërave të bardha dhe të ndotura, ndriçimin, telekomunikacionin, peizazhin si dhe lidhjen me infrastrukturën ekzistuese.

Vlerë e shtuar në projekt është edhe krijimi i hapësiravë të nevojshme të zhvillimit urban të zonës, do të sigurojë infrastrukturë të qëndrueshme dhe do të krijojë mundësinë e ofrimit të shërbimit të transportit urban.

 

Fjala e Ministres Denaj:

I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Te nderuar Deputete,

Te nderuar Qytetare,

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, paraqet sot në këtë Seancë Plenare dy projektligje të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën:

  • Projektligjin Për Ratifikimin e  Marrëveshjes së Grantit Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për Projektin “Shtrati I Lumit Lana – Zhvillim Urban”
  • Projektligjin Për Ratifikimin e  Kontratës Financiare Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për Projektin “Shtrati I Lumit Lana – Zhvillim Urban”

Nëpërmjet këtyre projekligjeve synohet ratifikimi i marrëveshjes së grantit dhe të kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për Projektin e Zhvillimit Urban të Shtratit të Lumit Lana.

Kjo marrëveshje është firmosur nga Banka Europiane e Investimeve dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në muajin Korrik të këtij viti, përgjatë zhvillimeve në Saimit e Ballkanit Perëndimor në Poznan.

Zbatimi i Projektit do të realizohet përmes Bashkisë së Tiranës deri më Shkurt 2022. Financimi përfshin një vlerë prej 8 milion EUR kredi dhe 2.4 mln EUR grant. Plotësimet buxhetore me qëllim implementimin e projektit do të mbulohen nga shpenzimet buxhetore të Bashkisë Tiranë, do të jetë e shpërndarë në 3 vite buxhetore duke nisur nga viti buxhetor aktual.

Financimi për këtë projekt do të sjellë impakt në vazhdimin e Bulevardit Gjergj Fishta dhe Bajram Curri dhe rehabilitimin e Lumit të Lanës nga Ura Teknologjike deri tek Kryqëzimi me Rrugën Teodor Keko, në një sipërfaqe të shtrirë në 110 ha.

Projekti do të krijojë një shtrat me regjim hidraulik efiçent për të eliminuar problematikën e përmbytjeve në këtë zonë, do të zgjatojë bulevardet paralele me lumin me të gjithë infrastrukturën e nevojshme si sinjalistikën, 2 ura mbi shtratin e ri të lumit, disiplinimin e ujërave të bardha dhe të ndotura, ndriçimin, telekomunikacionin, peizazhin si dhe lidhjen me infrastrukturën ekzistuese.

Vlerë e shtuar në projekt është edhe krijimi i hapësiravë të nevojshme të zhvillimit urban të zonës, do të sigurojë infrastrukturë të qëndrueshme dhe do të krijojë mundësinë e ofrimit të shërbimit të transportit urban. Mbi të gjitha ky investim do të sjellë tërheqjen e investitorëve në këtë zona, për zhvillim të bizneseve, hapje të vendeve të reja të punës dhe qarkullimin e kapitalit. Investitorët lokal në të njëjtën kohë, do të kenë mundësi që me një infrastrukturë të përmirësuar të rrisin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Mbështetur në sa më sipër, ju ftoj të votojmë të 2 projektligjet, duke mundësuar më tej rritje, zhvillim dhe rilindje urbane të vazhduar!

Ju faleminderit.