Qeveria shqiptare nëpërmjet skemës së rimbursimit të karburantit synon të mbështesë fermerët dhe produktet vendase, për t’u tregtuar me çmime më konkurruese në tregjet rajonale dhe më gjerë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në kuadër të turit të drejtpërdrejtë më sipërmarrjen, u ndal në Grabian të Lushnjës, ku fermerët kanë investuar në kultura bujqësore.
Alborganic Farm ka realizuar një investim në kulturën e politionele luleshtrydhe me një sipërfaqe prej 30 ha, me fokus arritjen e standardeve maksimale të cilësisë, ku investimi vetëm në pajisje, sistemime, në infrastrukturë, (asete fizike) i kalon 3.5 milionë euro.
Drejtuesi i kompanisë, Albi Avdiu, thotë se lënda e parë, pra fidanët i importon nga Kalifornia, ndërsa eksporton kryesisht në Itali, por edhe në vende të tjera europiane, si Italia e Danimarka.
Gjatë kësaj vizite, Ministrja Denaj, u shpreh, se skema më e fundit e qeverisë Rama e prezantuar në raport me skemën e subvencionit për karburantin kap një përqindje të konsiderueshme gati 50 %, që përfshin taksën e qarkullimit, të karbonit dhe akciza. Kompensimi me produkt karburanti, do të japin mundësinë e shfrytëzimit të kësaj toke dhe mbjelljes së saj me atë produkt që toka prodhon më së miri, yha Ministrja gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësin.
“Karburanti për ne është një kosto tejet e madhe, ne kemi 10 traktorë që punojnë të gjithë sipërfaqen e tokës sepse kemi në total 225 ha tokë, u shpreh sipërmarrësi, duke shtuar, se kjo nismë ne na vendos të barabartë në tregun ndërkombëtar sepse e dimë që në vendet e BE-së nafta subvencionohet dhe ne tani do ta subvencionojmë njësoj si vendet e BE-së”.
“Besojmë që do të na ndihmojë në uljen e kostos së punimit të tokës, limitimin që na ngelet është pjesa e fuqisë punëtore, që gjithmonë e më shumë po e kemi vështirë për ta gjetur”, pohon sipërmarrësi.
Lidhur me çështjen e fuqisë punëtore, Ministrja Denaj theksoi, se është një çështje që mbetet për të gjithë sektorët, megjithatë mendojmë që rritja dhe automatizimi i procesit mund të ndihmojë edhe këtë ngërç, por në fazën tonë të parë, për vitin që vjen kemi një skemë mbështetëse, e cila do ta bëjë të mundur që një pjesë e mirë e sipërfaqes të mbillet, të rritet sipërfaqja e të punuarit të tokës dhe kthimi i saj në produkte të gatshme, mbi të gjitha për të sjellë në vëmendje atë që është prioritet sektorin e bujqësisë, i cili sidomos në një vit si ky i pandemisë tregoi që ishte i vetmi sektor që u rrit.
Nga skema e mbështetjes së subvencionimit të karburanteve pritet të përfitojnë më mijëra sipërmarrje në fushën e bujqësisë, të cilët tashmë janë të regjistruar dhe kanë një NIPT. Kjo pritet të ndikojë pozitivisht edhe në formalizimin e fermerëve.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.