Postuar më: 24/12/2020

Denaj në Gramsh: Ndërtimi i objekteve të banimit dhe infrastrukturës, zhvillim ekonomik për zonën

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Gramsh, ku inspektoi nga afër punimet në objektin 8 katesh të banimit që po ndërtohet me fondet e Entit Kombëtar të Banesave.

Janë 40 familjeve që do tu jepet mundësia shumë shpejt të kenë shtëpinë e tyre.

Gjatë këtij inspektimi Ministrja Denaj u shpreh, se

“Personalisht jam e impresionuar sepse natyra e mrekullueshme që ne përshkruam, por njëkohësisht edhe infrastruktura, e cila është një infrastrukturë e një standardi të lartë, kam përshtypjen që do ta kenë ritransformuar edhe strukturën ekonomike nga bujqësore, të ndarë nga bujqësore në asaj turistikes që është dhe objektivi i zhvillimit të infrastrukturës”.  Ndërkohë ishin digat,  dy hidrocentrale, tha Denaj,  të cilat sigurojnë njëkohësisht dhe një prodhim energjie të konsiderueshme. Kështu që është një oportunitet shumë i mirë për qytetin, për punësimin dhe për turistët që do të rrisnin konsumin. Është një vit i vështirë, po duhet të ecim pak përpara për vitin tjetër, për ta bërë Gramshin dhe atraksionet e tij turistike në nivelet më të lartë të atraksioneve, për atë që quajmë atraksione patriotike. Është një mundësi e mirë për ti ftuar njerëzit. Kjo ndërtesë, tregon një përgjegjësi sociale për të ndihmuar shtresat në nevojë, që me kosto të ulta të ndërtimit ato marrin një banesë, që në fakt me çmime tregu është shumë herë më e lartë se ajo që do të përballojmë për disa muaj, tha Denaj.

Ndërtesë që po ndërtohen nga fondi i Entit Kombëtar të Banesave në qytetin e Gramshit, si objekt ka filluar të ndërtohet para një viti, ka tetë kate dhe një kat parkimi nëntokësor dhe  40 apartamente.

Gjatë kësaj vizite Ministrja Denaj shoqërohej nga deputeti Anastas Angjeli, drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa dhe Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Toce.