Postuar më: 08/05/2014

Blerjet online deri në 20.000 lekë janë pa taksa

Me propozim të ministrit të Financave, z.Shkëlqim Cani, Këshilli i Ministrave miratoi më 7 maj 2014, rritjen e kufirit të shpenzimeve për blerjet online, nga 10.000 lekë në 20.000 lekë.

Kjo do të thotë se për blerjet me vlerë deri në 20 000 lekë nuk do të aplikohen taksa, që janë taksa doganore (varion 2-15% sipas mallit) dhe TVSH 20%.

Ky lehtësim fiskal vjen pas trendit në rritje të blerjeve online dhe nevojës për rishikimin e kufirit vendosur më 1999-n, kur ky fenomen ishte gati i panjohur.

Ky vendim i përjashtimit nga taksat për blerjet online deri në 20.000 lekë do t’i sjellë arkës së shtetit një efekt negativ prej afro 30 milionë lekë.

Vendimi për ndryshimet në nenin 504 të VKM 205, “Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor” në lidhje me vlerën e “dërgesave me vlerë të papërfillshme”, do të hyjë në fuqi pas botimit të Fletoren Zyrtare.

Të rejat e fundit